Stefano Pioli nuk do të jetë më trajner i Al Nassr. Klubi nga Arabia Saudite ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin italian pas nëntë muajve në krye të pankinës.
Gjatë kësaj periudhe Pioli drejtoi skuadrën në 44 ndeshje, duke regjistruar 28 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Nën drejtimin e tij, Al Nassr shënoi 101 gola dhe pësoi 46, por nuk arriti objektivat madhorë të sezonit.
Pavarësisht pranisë së Cristiano Ronaldos në sulm, skuadra u eliminua në gjysmëfinalet e Champions League të Azisë dhe e mbylli kampionatin në vendin e tretë, pas rivalëve Al Ittihad dhe Al Hilal.
E ardhmja e Piolit tashmë duket e qartë. Ai pritet të rikthehet në Serie A, pasi ka arritur një marrëveshje me Fiorentinën, klub që e ka drejtuar edhe më parë në periudhën 2017-2019.
Komente
