Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U-21

Sport

Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren deri në fund të vitit 2026

10 Janar, 10:46| Përditesimi: 10 Janar, 11:38

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026.

Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.

Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.

Kombëtarja U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar.

Rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?