Alen Sherri

Sport

Zyrtare/ Alen Sherri largohet nga Cagliari, portieri i Kombëtares firmos në Serie B

11 Korrik, 08:28| Përditesimi: 11 Korrik, 08:29

  • Share

ITALI - 'Gardiani' i Kombëtares, Alen Sherri ka pranuar të largohet për një sezon nga Cagliari dhe të jetë pjesë e Frosinones në Serie B të futbollit në Itali. Klubi sard ka gjetur akordin dhe e ka huazuar portierin 27-vjeçar për të paktën një sezon.

Mbipopullimi në katërkëndësh ka bërë që Sherri të zgjedhë më mirë një huazim për më shumë minuta, sesa të priste mundësinë nga stoli. Kjo duket një lëvizje e mirë për shkodranin, me Frosinonen që ka mundësinë e blerjes në fund të sezonit që vjen për 1 milion euro.

Me kontratë deri në verën e 2027 me Cagliarin, tanimë Sherri do luajë në huazim dhe kërkon që të jetë protagonist me Frosinonen, për të kërkuar një ngjitje në elitën e futbollit italian. Sherri zhvilloi sezonin e kaluar vetëm 8 ndeshje me Cagliarin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?