Alexis Sanchez

Zyrtare/ Alexis Sanchez rikthehet te Udinese pas 13 vitesh

10 Gusht, 17:26| Përditesimi: 10 Gusht, 17:40

  • Share

Udinese ka njoftuar zyrtarisht firmën për dy sezone me Alexis Sanchez, sulmuesin që rikthehet në Udine pas 13 vitesh.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Arsenalit dhe Manchester United, Alexis Sanchez bashkohet si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me kampionët në fuqi të Serie A, Inter.

Klubi ka konfirmuar se 35-vjeçari ka vënë në letër firmën për një kontratë dy vjeçare, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2026. “Këtu ai u bë kampion, ja ku gjeti dashurinë e tifozëve, këtu filloi legjenda: El Niño Maravilla është kthyer mes nesh, El Niño Maravilla është përsëri një lojtar i bardhezinjve,” shkroi klubi në një deklaratë pasditen e së shtunës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?