Angel Di Maria është rikthyer zyrtarisht në vendlindje. Pas plot 18 vitesh ylli argjentinas është prezantuar si përforcimi më i ri i Rosario Central, klubit ku nisi rrugëtimin e tij si futbollist profesionist.
Klubi argjentinas e bëri zyrtare marrëveshjen përmes kanaleve të tij zyrtare, duke mirëpritur 37-vjeçarin si “djalin e kthyer në shtëpi”. Di Maria luajti për herë të fundit për Rosario Central në vitin 2007, përpara se të niste një karrierë spektakolare në Europë.
Gjatë këtyre viteve, Di Maria ka veshur fanellat e Benficës, Real Madridit, Manchester Unitedit, PSG-së dhe Juventusit, duke grumbulluar 29 trofe të mëdhenj në nivel klubesh.
Në arenën ndërkombëtare ai ka qenë një figurë kyçe për Argjentinën, me të cilën fitoi gjithçka; Kampion Bote në 'Katar 2022', dy herë kampion i 'Copa America', dhe fitues i trofeut 'Finalissima' kundër Italisë.
Komente
