Ansu Fati prezantohet te Monaco

Sport

Zyrtare/ Ansu Fati huazohet te Monaco, 'ylli që u shua' te Barcelona

2 Korrik, 15:21| Përditesimi: 2 Korrik, 15:23

  • Share

Ansu Fati largohet sërish nga Barcelona. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar për një sezon te Monaco, në një marrëveshje që përfshin opsion blerjeje prej 11 milionë eurosh.

Lojtari mbërriti në Principatë të enjten e javës së kaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore një ditë më vonë. Të gjitha palët, Barcelona, Monaco dhe vetë futbollisti kishin rënë dakord për huazimin, por kontrata u finalizua pas 1 korrikut për shkak të vonesave administrative nga ana e klubit katalanas.

Barcelona mbulon pagën, por siguron të ardhura të mundshme nga rishitja

Pavarësisht largimit, Barcelona do të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të pagës së lojtarit gjatë qëndrimit të tij në Ligue 1. Klubi katalanas ka vendosur një mekanizëm fitimi nga shitja e ardhshme, në rast se Monaco vendos ta blejë Fatin në majin e ardhshëm dhe më pas e shet në një tjetër klub.

Ky është një tjetër hap për Fatin, i cili kërkon të rigjejë vazhdimësinë dhe formën më të mirë pas disa sezonesh të vështira të shoqëruara me dëmtime dhe minuta të pakta në fushë. Pas një huazimi të vakët te Brighton në Premier League, sulmuesi i rritur në akademinë "La Masia" do të provojë tashmë veten në kampionatin francez, në një klub që njihet për zhvillimin e talenteve të rinj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?