Arbnor Muja me fanellat e ekipit të ri dhe me 'Shqiponjë'

Sport

Zyrtare/ Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë: Do ua shpërblej me gola dhe asiste

28 Gusht, 14:40| Përditesimi: 28 Gusht, 14:42

  • Share

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje.

27-vjeçari nga Kosova ka nisur karrierën e tij te Trepça ’89, përpara se të transferohej te FC Drita, ku spikati me paraqitjet në Ligën e Konferencës. Kjo i hapi rrugën kalimit te Antwerp në vitin 2022, ku fitoi kampionatin belg dhe Kupën, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës. Në shkurt 2024 ai kaloi në Turqi te Samsunspor, ku regjistroi paraqitje të mira.

Në total, Muja ka zhvilluar 226 ndeshje zyrtare, duke shënuar 40 gola dhe dhënë 24 asiste, ndërsa ka luajtur pesë herë me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Pas prezantimit me fanellën e Sint-Truiden, lojtari shprehu emocionet e para.

“E mbaj mend mirë atmosferën në Stayen. Pasioni dhe besnikëria e tifozëve më motivojnë shumë. Do të jap maksimumin për t’i shpërblyer me gola dhe asiste”, tha Muja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?