Darko Dodev

Zyrtare/ Ardit Hoxhaj largohet nga Vllaznia, shkodranët afrojnë sulmues nga jashtë vendit! Një mbrojtës bën gati 'valixhet'

12 Qershor 2023, 15:45| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 15:46

  • Share

Vllaznia ka firmosur kontratë tre vjeçare me sulmuesin Darko Dodev. 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut luan në të dyja krahët e sulmit, teksa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Bregalnica në vendlindje, aty ku ka shënuar shtatë gola. 

"Darko Dodev nga sot është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Ai luan në rolin e sulmuesit anësor dhe për të kjo është eksperienca e parë jashtë vendit të tij", njofton Vllaznia.

Veç afrimeve, në Shkodër janë duke sistemuar edhe lojtarët në dalje. Në fundin e kontratës është edhe Ardit Hoxhaj, që ka konfirmuar largimin nga Shkodra.

"Faleminderit KF Vllaznia! Nga sot dua të njoftoj largimin tim nga ekipi i Vllaznisë. Kanë qenë 3 vite plot sukses për mua dhe skuadrën. Jam i lumtur për ato që kemi arritur, edhe për trofetë që kemi fituar. Jam i lumtur për çdo gol që kam shënuar me këtë fanelë dhe për maksimumin e dhënë nga ana ime. Falënderoj të gjithë personat që kam punuar në klub, shokët e skuadrës, tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë dhe presidentit për mundësinë që më ka dhënë. I dëshiroj më të mirën klubit", njofton Hoxhaj.

Nga ana tjetër, shkodranët po punojnë edhe në dalje. Mbrojtësi Dajan Shehi nuk do jetë më pjesë e skuadrës, teksa palët nuk kanë rënë dakord për vijimin e marrëveshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?