Ylli i Kombëtares Armando Broja ka finalizuar transferimin e tij tek ekipi i Burnleyt. Klubi i Premier Ligës ka bërë me dije transferimin përfundimtar të sulmuesit nga radhët e Chelseas, por pa shpjeguar detajet financiare të marrëveshjes. Broja ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare.
“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Burnley. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj!
Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub. Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Burnley. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë të famshme”, tha Broja pas firmosjes së kontratës.
Sulmuesi është blerja e nëntë e Burnley që nga rikthimi në Premier League. 23-vjeçari shqiptar ka shënuar tetë gola në 76 paraqitje në Premier Ligë gjatë periudhave me Southampton, Everton, Fulham dhe Chelsea.
Postimi i ekipit
Komente

Broja shitet me cmim 20mil£ dhe futet tek rekord i nje shqiptari tek Kombetarja shqiptare qe shitet gati 23mil€ , Burnley do jete skuader e forte Kete vit
PërgjigjuBerlny Bie nga katigoria, po priti nga broja