BILBAO - Nico Williams nuk do të largohet nga Athletic Bilbao, paçka interesit të madh nga Barcelona. Athletic Bilbao ka njoftuar zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2035 në një video të shoqëruar nga deklarata e vetë lojtarit.
"Kur duhet të merren vendime, për mua, ajo që peshon më shumë është zemra ime. Unë jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi. Kjo është shtëpia ime. Forca Athletic Bilbao", thotë ai. Klauzola e tij e lirimit, sipas deklaratës së klubit, rritet me më shumë se 50%.
Kontrata e tij e mëparshme skadonte verën e 2027 dhe me firmën e re 22-vjeçari duket se do e mbyllë karrierën në shtëpi. Edhe pse Barcelona ishte pas tij dhe palët kishin një bisedë për kalimin e Williams në "Camp Nou", në fund sulmuesi anësor vendosi të mos largohej nga Bilbao.
Lo que más pesa es el corazón ❤️#AthleticWIN #AthleticClub ? pic.twitter.com/do1QvtqYbP
— Athletic Club (@AthleticClub) July 4, 2025
Komente
