Sherif Kallaku me fanellën kuqezi

ZYRTARE/ Aventura e dytë jashtë Shqipërisë, Sherif Kallaku firmos në Rumani

7 Qershor 2023, 15:25
  • Share

Sherif Kallaku është futbollisti më i ri i Sepsi OSK në Rumani. 25-vjeçari shqiptar do provojë aventurën e dytë jashtë Shqipërisë, teksa më herët ka luajtur me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

Fantazisti sezonin e fundit u aktivizua me Tiranën dhe më pas Teutën, duke lënë durrsakët për një tjetër aventurë. Pjesë edhe e kombëtares shqiptare, Kallaku kërkon të tregojë cilësitë e tij edhe jashtë vendit, këtë herë në Rumani. Kontratë dy vjeçare me të drejtë rinovimi edhe me një tjetër vit, kjo është marrëveshja e Kallakut.

Sepsi OSK Shën Gjergji është prej vitesh pjesë e elitës në Rumani, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në mesin e tabelës së klasifikimit në vendin e gjashtë. Më herët Kallaku ka luajtur me klube si Laçi, Teuta, Partizani, Tirana dhe NK Lokomotiva.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?