Ylli i Barcelonës, Pedri ka rinovuar me klubin deri në verën e 2030. Pas emrave si Ronald Araujo, Fermin Lopez dhe Alejando Balde, Barcelona ka blinduar edhe mesfushorin Pedri.
“FC Barcelona dhe lojtari, Pedro González “Pedri”, kanë rënë dakord për një rinovim të kontratës dhe ai do të qëndrojë me klubin deri më 30 qershor 2030. Mesfushori i blaugran nënshkroi kontratën e re në prani të presidentit të FC Barcelona Joan Laporta, zëvendëspresidentit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit të futbollit të klubit Anderson Luis de Souza “Deco”', thuhet në njoftim.
Pedri është ndër emrat më të mirë që Hansi Flick ka në mesin e fushës dhe rëndësia e tij në ekip u pa gjatë kohës së lëndimit.
Komente
