SPANJË - Barcelona në La Liga dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje që gjermani të bëhet trajner i ekipit të parë deri më 30 qershor 2026.
Trajneri i ri ka nënshkruar një kontratë në zyrat e klubit katalanas shoqëruar nga presidenti i Barcelonës Joan Laporta, nënkryetari përgjegjës për fushën sportive, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv i klubit, Anderson Luis de Souza, Deco.
I lindur në Heidelberg të Gjermanisë në vitin 1965, Flick e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 1996 si lojtar-trajner në FC Victoria Bammental. Në vitin 2000 ai mori drejtimin e Hoffenheim ku qëndroi për pesë sezone përpara se të transferohej në RB Salzburng për t'u bërë pjesë e stafit të trajnerëve nën drejtimin e Giovanni Trapattoni dhe Lothar Matthaus.
Pas saj ai u bë asistent te Gjermania dhe drejtor sportiv, para se në 2019 të kalonte te Bayern Munich si ndihmës i Jurgen Lou, e më pas trajneri i parë nga 2019-2021. Deri më 2023 ai drejtori kombëtaren e Gjermanisë. Nga sot Flick do jetë trajner i Barçës duke zëvendësuar të shkarkuarin Xavi Hernandez.