Tri humbjet radhazi në kampionat dhe Champions League kanë bërë që Bayer Munich dhe Thomas Tuchel të 'shtrëngojnë duart' në fundin e sezonit. Pas diskutimeve për largimin e trajnerit, klubi rekordmen gjerman ka konfirmuar se në qershor palët do shkëpusin marrëdhënien me konsensus.
"Bayern Munich dhe trajneri Thomas Tuchel kanë vendosur së bashku t'i japin fund marrëdhënies së tyre të punës, e cila fillimisht ishte caktuar të zgjaste deri më 30 qershor 2025, por do zgjasë der më 30 qershor 2024. Ky është rezultati i një diskutimi konstruktiv midis CEO-s Jan-Christian Dreesen dhe Thomas Tuchel", njofton klubi i Bundesligës.
Humbja 3-2 kundër Bochum në fundjavë i ka vendosur "kapakun" largimit të trajnerit, me Bayern Munich që në harkun e tetë ditëve pësoi tri humbje radhazi.
Kësisoj, pas Klopp që do largohet nga Liverpool në verë dhe Xavit nga Barcelona, edhe Tuchel do jetë i papunë. Duket se tanimë ka një 'trend' të ri në botën e futbollit, me trajnerët që konfirmojnë largimet disa muaj para.
Neuausrichtung zur neuen Saison: FC Bayern und Thomas Tuchel beenden Zusammenarbeit im Sommer.
— FC Bayern München (@FCBayern) February 21, 2024
???? https://t.co/yDLnsnMtfR