Federata Shqiptare e Futbollit njofton se sulmuesi Bekim Balaj është tërhequr nga Kombëtarja në moshën 33-vjeçare. Ai luan aktualisht me Vllazninë.
"Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë. Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim", shkruan FSHF. Balaj mbahet mend për golin kundër Portugalisë në kualifikueset e Euro 2016, ku nisi edhe rrugëtimi që dërgoi Kombëtaren për herë të parë në finalet e një Evropiani, ai i 'Francë 2016'.
Bekimi debutoi në 14 nëntorin e 2012 me kuqezinjtë dhe gjashtë minutat e fundit i luajti më 6 tetorin e 2022 në humbjen 1-2 kundër Izraelit. Ndërkohë prej janarit 2023 ai është pjesë e Vllaznisë në vendlindje dhe këtë sezon në 12 ndeshje ka shënuar tetë gola.
Vllaznia, Genclerbirligi, Tirana, Sparta e Pragës, Jagiellonia, Slavia e Pragës, Rijeka, Grozny, Sturm Graz, Boluspor dhe Keciorengucu, këto kanë qenë skuadrat në karrierën më shumë se 14-vjeçare të Balaj.
EURO qualifying #throwback
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) April 21, 2016
Remember this awesome goal by Bekim Balaj v Portugal, Albania fans?!#EURO2016#tbt pic.twitter.com/RPJm2SW69o