Besnik Hasi

Sport

Zyrtare/ Besnik Hasi rikthehet në stol, trajneri firmos me ekipin belg

8 Nëntor 2023, 15:34| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:37

  • Share

BELGJIKË - Besnik Hasi (51 vjeç) është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-trajneri i RSC Anderlecht nënshkruan kontratë deri në fund të sezonit me ekipin e Superligës belge të futbollit. Ai pason në stol Steven Defour.

Shqiptari nga Gjakova prej 5 marsit të 2022 ka qenë pa asnjë klub, qysh prej kohës kur u shkakrua nga Al-Ahli. Në karrierën e tij ai ka drejtuar Anderlechtin, Legian e Varshavës, Olympiacos, Al-Read apo edhe Al-Ahli.

Hasi tanimë ka një detyrë të vështirë, duke marrë përsipër ringritjen e ekipit që ndodhet në pozitën e 14-të në kampionat. Vetëm një javë më parë, KV Mechelen u eliminua nga Kupa prej amatorëve të Knokke, çka solli edhe shkarkimin e Steven Defour.

Besnik Hasi tashmë po mban shpresat te lojtari i dymbëdhjetë,duke ftuar tifozët në stadium në komunikimin e parë për faqen e klubit. “Si lojtar dhe si trajner, gjithmonë kemi pasur frikë të luajmë kundër KV Mechelen, veçanërisht në shtëpi. Kemi tifozë që mbështesin me fanatizëm ekipin e tyre. Prandaj u bëj thirrje të gjithë tifozëve që të shtunën të vijnë masivisht në stadium me ngjyrat verdhekuqe", tha Hasi.

Kujtojmë se Hasi ka qenë kandidat edhe për stolin e Kombëtares së Shqipërisë në disa raste.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?