Nuri Sahin

Sport

Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin

22 Janar, 22:29| Përditesimi: 22 Janar, 22:30

  • Share

Dortmundi ka zyrtarizuar këtë të mërkurë shkarkimin e trajnerit Nuri Sahin. Një situatë e tillë erdhi pasi verdhezinjtë u mposhtën 2-1 me përmbysje nga Bologna në Itali, për raundin e shtatë të grupit në Champions League.

“Borussia Dortmund dhe Nuri Sahin tani po shkojnë në rrugë të ndara. BVB ka liruar trajnerin e saj pas humbjes zhgënjyese 2-1 në UEFA Champions League të martën në mbrëmje ndaj FC Bologna’’, thuhet në reagim.

Lars Ricken, Drejtori sportiv i BVB, thekson: “Ne e vlerësojmë shumë Nuri Sahin dhe punën e tij, donim një bashkëpunim të gjatë dhe shpresuam deri në fund që së bashku të arrijmë një pikë kthese. Pas katër humbjeve radhazi dhe vetëm një fitoreje nga nëntë ndeshjet e fundit, duke qenë se aktualisht jemi të dhjetët në tabelën e Bundesligës, fatkeqësisht kemi humbur besimin për të arritur objektivat tona sportive me trajnerin aktual. Ky vendim më lëndon edhe mua personalisht, por nuk ishte më i shmangshëm pas ndeshjes në Itali’’, tha ai.

Borussia Dortmund do të informojë se kush do të jetë në stolin e trajnerëve të shtunën e ardhshme në Bundesligë kundër Uerder Bremen, me situatën në kampionat që nuk është në ditët më të mira pasi ndodhen në vendin e dhjetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?