Armando Sadiku, futbollist i kombetares

Zyrtare/ Bomberi i Kombëtares ndryshon skuadër, por Levante ende beson te ai

15 Janar 2019, 17:28| Përditesimi: 15 Janar 2019, 17:30

  • Share

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, do të jetë lojtari më i ri i Luganos. Futbollisti 27-vjeçar kërkon më shumë minuta pas dëmtimit të gjatë që la pas dhe për këtë arsye ka zgjedhur të rikthehet në Zvicër.

Lajmin e transferimit të Sadikut e kanë kofirmuar të dy klubet. Levante sqaron se ka në marrëveshjen e nënshkruar qëndron opsioni i rikthimit të futbollistit, për të cilin një vit më parë shpenzuan afërsisht 1 mln euro për ta marrë nga polakët e Legias.

Kjo është herë e tretë që Sadiku do të mbajë veshur fanellën e Luganos, klub i cili aktualisht renditet në vendin e tetë të Super Ligës zvicerane. Fakti se në marrëveshje ekziston opsioni i rikthimit tregon se skuadra spanjolle shpreson që shqiptari mund të rigjejë veten në Zvicër dhe më pas të rikthehet të “La Liga”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?