Bruno Telushi

Sport

Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin

24 Dhjetor 2024, 11:48| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 11:51

  • Share

AF Elbasani ka njoftuar largimin e Bruno Telushit nga ekipi. Pas një viti e gjysmë mesfushori vlonjat nuk është më pjesë e verdhebluve, me palët që kanë zgjidhur kontratën në mënyrë konsensuale.

"AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit. Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen", njofton klubi.

34-vjeçari u bashkua me AF Elbasanin në gushtin e 2023 dhe ishte pikë fikse për ngjitjen e ekipit në Superligë. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm shtatë takime duke dhënë një asist.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?