Francesco Acerbi

Sport

Zyrtare/ 'Buzëqesh' Shqipëria, ylli i Interit dhe Italisë humbet Euro 2024

30 Maj 2024, 18:11| Përditesimi: 30 Maj 2024, 18:13

  • Share

Nuk ka Euro 2024 për Francesco Acerbin. Federata Italiane e Futbollit ka komunikuar se mbrojtësi i Interit nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e Coverciano-s,  për shkak të dhimbjes në ijë dhe se trajneri Luciano Spalletti tashmë ka njoftuar Federico Gattin, i cili fillimisht u përjashtua nga lista me 30 lojtarë të thirrur fillimisht.

Mbrojtësi i Juventusit do të fillojë stërvitjen në qendrën stërvitore të klubit dhe më pas do t'i bashkohet grupit italian. Acerbi do të operohet të hënën dhe do të rikthehet i gatshëm me Interin në kampin stërvitor më 13 korrik.

Kujtojmë se Italia dhe Shqipëria bëjnë pjesë në Grupin B të Euro 2024 së bashku me Kroacinë dhe Spanjën. Kundër të Kaltërve, Kombëtarja shqiptare do luajë më 15 qershor në Dortmund.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?