Klubi i Futbollit Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro tre javë nga fundi i sezonit. Trajneri i njohur ia doli që sezonin e shkuar ta shpallte Strugën kampione për herë të parë në vendin fqinj, duke bërë paraqitje të mira edhe në Kupat e Evropës, paçka se nuk u sigurua një vend në fazën finale.
"FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen", njofton Struga.
Humbja e djeshme 3-2 në udhëtim kundër Tikvesh duket se ka qenë fatale për Duron, me 64-vjeçarin që tanimë nuk do jetë më trajneri i Strugës, kjo pas akordit mes palëve edhe sipas njoftimit të klubit.
Në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, Struga dhe Shkupi janë me 58 pikë tre javë nga fundi i sezonit dhe një mes skuadrave shqiptare do kurorëzohet kampione.
Kujtojmë se Duro u ul në stolin e Strugës në 1 mars 2023 dhe e drejtoi ekipin për 49 takime. Partizani, Besa, Skënderbeu, Vllaznia, Shkëndija, Flamurtari, Drita, Kukësi, Laçi, Egnatia dhe Struga, këto janë klubet që Duro ka drejtuar në karrierë.
Renditja në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut: