Gareth Southgate

ZYRTARE/ Dështoi në Botërorin e Katarit, në Angli marrin vendimin për trajnerin Gareth Southgate

18 Dhjetor 2022, 13:00
  • Share

Gareth Southgate do vijojë të jetë trajneri i kombëtares së Anglisë deri pas Europianit 2024. Paçka dështimit në Botërorin e Katarit dhe eliminimit nga faza çerekfinale, Southgate ka bindur drejtuesit për të qëndruar edhe në Europianin e Gjermanisë. Lajmi është konfirmuar nga Federata Angleze e Futbollit që bën me dije se kontrata e re e trajnerit skadon në dhjetor të 2024.

" Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se Gareth Southgate do vazhdojë si trajner i Anglisë dhe do të udhëheqë ekipin tonë deri në Euro 2024”, tha shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham. Southgate u ul në stolin e Anglisë në shtatorin e 2016 dhe ka drejtuar deri tani 81 ndeshje të "Tre Luanëve".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?