Gerard Martino

ZYRTARE/ Dështoi të kualifikonte kombëtaren në 1/8 e Botërorit, ish-trajneri i Barcelonës jep dorëheqjen

1 Dhjetor 2022, 17:04
  • Share

Kombëtarja e Meksikës është pa trajner. Gerard Martino dha dorëheqjen nga skuadra që e drejtoi për tre vite dhe në 66 ndeshje. Fitorja 1-2 kundër Arabisë Saudite në Katar 2022 nuk i dha të drejtë skuadrës së tij të kalonte në 1/8, duke sjellë largimin e trajnerit italo-argjentinas.

60 vjeçari vendosi të dorëhiqej edhe pse kombëtarja që ai drejton bëri një paraqitje të mirë në këtë Kupë Bote, duke u eleminuar vetëm nga golavarazhi. I lindur në Rosario, Martino me 2.09 pikë për ndeshje ka drejtuar Meksikën në rezultate fantastike.

Më herët Martino ka qenë pjesë e Libertad, Newells, Atlantës, Barcelonës (2013-14) dhe kombëtareve të Paraguajit dhe Argjentinës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?