Diego Longo

Zyrtare/ Diego Longo rikthehet në Superligë, firmos për Teutën

16 Qershor 2023, 11:17| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 11:27

  • Share

Diego Longo do jetë trajneri i Teutës për sezonin e ri. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka vendosur t'ia besojë stolin italianit Longo, që ka qenë më herët trajner i Kukësit në elitë. Pas aventurës disa mujore me Flamurtarin, aty ku nuk ia doli të ngjisë vlonjatët në elitë, Longo tanimë do jetë pjesë e Teutës.

"KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë", konfirmon Teuta.

Italiani është njohës i mirë i kampionatit tonë, teksa drejtoi Kukësin për 40 ndeshje në sezonin 2021-22, duke siguruar 1.55 pikë për ndeshje. Te Flamurtari, në gjashtë duele ai siguroi tre fitore, dy barazime dhe një humbje, duke u eliminuar në play-off e Superligës. Më herët ai ka qenë ndihmës trajner te Rapidi i Bukureshtit, PAOK, Al-Hilal apo edhe Dynamo Kiev. Vlen të përmendet se aventura e tij si trajner i parë i një ekipi, ishte te Kukësi në Superligë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?