Ilir Daja zyrtarisht është trajneri i ri i Dinamo City. Trajneri 57-vjeçar u largua pas më shumë se dy vitesh e gjysmë me Ballkanin në Kosovë, duke u rikthyer te klubi që u shpall kampion.
Një ditë para derbit kundër Partizanit, Daja doli para medieve me drejtuesit e klubit. Me vetëm një javë në dispozicion për të stërvitur lojtarët, Daja rikthehet në futbollin shqiptar dhe konkretisht me Dinamon në një ndeshje derbi.
Të enjte në orën 19:00 në "Arenën e Demave" Ilir Daja do drejtojë për herë të parë ekipin në një ndeshje zyrtare, me objekivin që është i qartë, një vend në "Final 4" për të luftuar për titullin kampion.
"Rikthehem në shtëpi dhe nuk kam nevojë për prezantim. Pavarësisht se është një kohë e gjatë, kam të njëjtat emocione si kur isha lojtar i kësaj skuadre. Falenderoj presidentin Bardhi që më riktheu në shtëpi. Dinamon e gjej në Superiore dhe me një kompleks të ri. Do të përpiqemi të krijojmë një grup stabël dhe kemi nisur bashkëpunimin për të afruar lojtarë me kontrata afatgjata.
Debutimi në derbi? Koha ka qenë e pakët, do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka ruajtur boshtin, disa lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, kanë aftësi individuale të bëjnë dëm”, tha Daja mes të tjerash.
Për herë të fundit, Daja drejtonte Dinamon në sezonin 2010-2011. Pas këtyre viteve ai shkëlqeu nën drejtimin e Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit, Partizanit dhe Ballkanit.
Mirë se erdhe, na bëj të ëndërrojmë!
Përgjigju