Dinamo City ka firmosur me Naser Alijin, mbrojtësin e majtë të Kombëtares. 30-vjeçari ka një përvojë të madhe në Evropë, teksa i shtohet grupit të lojtarëve. Pritet që nesër Dinamo të prezantojë në stol edhe trajnerin Ilir Daja.
"FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji. Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani. Mirë se vjen Naser Aliji", shkruan Dinamo.