Andres Iniesta

Zyrtare/ Don Andres-i bëhet sheik, Iniesta firmos në Lindjen e Mesme

8 Gusht 2023, 15:25
  • Share

Ish-legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta nuk do të tërhiqet nga futbolli këtë verë, pasi u largua nga Vissel Kobe në Japoni. Iniesta u pa në lot teksa u largua nga Japonia, që kishte qenë shtëpia e tij për pesë vitet e fundit, pasi kishte rënë dakord për të përfunduar reciprokisht marrëveshjen e tij me Vissel.

39-vjeçari ka vazhduar stërvitjen gjatë verës si në Barcelonë ashtu edhe në qytetin e tij të lindjes, Albacete, duke mos hequr dorë nga futbolli. Iniesta ka nënshkruar me Emirates Club FC, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Ras Al-Khaimah, pranë Dubait, Iniesta do të mbetet një futbollist aktiv deri në të dyzetat e tij.

Iniesta është shprehur i hapur për faktin se tërheqja po afrohet dhe ka pranuar se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë si pjesë e stafit te katalanasit. Ai tregoi se kishte më shumë gjasa të punonte si Drejtor Sportiv ose në akademinë e La Masia, sesa si trajner.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?