Trajneri Ze Maria

Sport

ZYRTARE/ Drejtoi Tiranën në 18 ndeshje, Ze Maria firmos për Parmën

5 Tetor 2022, 17:21| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 17:26

  • Share

Ferreira Jose Marcelo ose i njohur ndryshe si Ze Maria është emëruar zëvendëstrajner te moshat e Parmës në Itali. Ish-futbollisti që shkëlqeu me Inter dhe kombëtaren e Brazilit është i njohur në Shqipëri për pozicionin e trajnerit të Tiranës, nga qershori i 2017 deri në tetorin e 2018.

Për 18 ndeshje, 49 vjeçari ishte udhëheqës i 26 herë kampionëve të vendit në një periudhë të vështirë për bardheblutë, në kohën kur skuadra militonte në Kategorinë e Parë. Tanimë Ze Maria rikthehet në Itali si trajner, me moshat e Parmës. Ekipi i parë emilian është pjesë e Serie B, me trajnerin që më herët ka qenë drejtues i parë edhe te FC Castello, Catanzaro apo edhe Ceahlaul. Pas largimit nga Tirana, braziliani ka qenë trajner në disa skuadra moshash, teksa vijon sërish në këtë pozicion te Parma. Kujtojmë se më parë për Parmën, Ze Maria ka luajtur edhe 56 ndeshje si futbollist.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?