Erzeni vijon të bëjë afrime në merkato. Shijakasit që po surprizojnë këtë sezon në Superligë kanë bërë dy goditje në sulm. Dejvid Kapllani dhe Shefki Aliti janë emrat që do i shtohen skuadrës.
Të dy lojtarët luajnë në repartin e avancuar, me Dejvid Kapllanin që është i biri i trajnerit të ekipit, Xhevahirit. I dalë nga moshat e Teutës, 21-vjeçari prej vitesh ka qenë pjesë e durrsakëve teksa e mbylli pak javë më parë me "Djemtë e Detit".
Nga ana tjetër, Shefki Aliti luan në krahët e sulmit. 20-vjeçari ka luajtur me disa skuadra në Kosovë, teksa provon një aventurë në Superligës. Pas 16 javësh në elitë, Erzeni me 23 pikë mban vendin e pestë në klasifikim.