Ivan Gvozdenovic

Zyrtare/ Dy fitoret radhazi dhe kreu i Superligës, Ivan Gvozdenovic rinovon me Skënderbeun

5 Shtator 2023, 15:21
  • Share

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i Skënderbeut edhe për tre sezonet e ardhshme. 45-vjeçari serb ka bindur drejtuesit në Korçë, që i kanë ofruar rinovimin e kontratës trajnerit.

"Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë", njoftojnë korçarët.

I afruar në stolin e bardhekuqve në 26 nëntorin e 2022, Gvozdenovic drejtoi Skënderbeun në Kategorinë e Parë, duke u shpallur kampion dhe ngjitur ekipin në elitën e vendit.

Tanimë në Superligë, në dy ndeshjet e para në drejtimin e tij, Skënderbeu ka marrë dy fitore dhe kryeson renditjen. Klima e mirë në ekip, dëshira dhe pasioni që serbi ka treguar edhe në stol, ka sjellë edhe rinovimin për ish-lojtarin që ka mbajtur veshur fanellën e korçarëve në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?