Kristal Abazaj

Zyrtare/ Dy ndeshje me Kombëtaren, Kristal Abazaj rikthehet në Turqi

3 Korrik, 21:17| Përditesimi: 3 Korrik, 21:18

  • Share

Kristal Abazaj është zyrtarizuar te Ankara Keciörengücü në Ligën e Parë të Turqisë. Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe deri në verën e 2026 do jetë pjesë e Ankara Keciörengücü.

Dy sezonet e fundit Abazaj i kaloi te KF Tirana në Superligë, teksa është një njohje e vjetër në Turqi pasi më herët ka qenë pjesë e Istanbulspor. Abazaj në karrierën e tij ka veshur fanellat e Elbasanit, Luftëtarit, Skënderbeut, Anderlecht, Osijekut dhe Kukësit.

"Mirë se vjen Kristal Abazaj. Ankara Keciörengücü ka arritur marrëveshjen me Kristal Abazaj. E mirëpresim Kristalin në klubin tonë dhe i urojmë suksese të mëdha nën fanellën tonë vjollcë-bardhe", njofton klubi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?