Kevin Dodaj prezantohet te CSKA e Sofies

Sport

Zyrtare/ E ardhmja e Kombëtares, Kevin Dodaj firmos te CSKA e Sofies! Vllaznia: Shkodra do jetë gjithmonë shtëpia jote

22 Korrik, 09:49| Përditesimi: 22 Korrik, 09:51

  • Share

SHKODËR - Vllaznia ka zyrtarizuar kalimin e Kevin Dodaj te CSKA e Sofies në futbollin bullgar. Sulmuesi 19-vjeçar është produkt i 'fidanishtes' shkodrane dhe spikati sezonin e shkuar ku luajti 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi tetë gola.

Vllaznia u bind për shumën e 450 mijë eurove, teksa mbajti në pronësi 10 përqind të kartonit, në rast se CSKA vendos ta shesë në të ardhmen. Kështu, sulmuesi i Kombëtares U-21 kalon nga klubi më i vjetër shqiptar në një klub me traditë në Bullgari, ku pritet të tregojë ciësitë e tij. Dodaj ka firmosur për katër sezone me të drejtë rinovimi.

Hapi i duhur në karrierë për 19-vjeçarin që pret edhe një ftesë nga Sylvinho në Kombëtaren A.

Ndërkohë në Shkodër janë krenarë për këtë kalim, me Vllazninë që thotë se ai do jetë gjithmonë djali i shtëpisë.

"Faleminderit Kevin! KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin bullgar CSKA Sofja për transferimin e futbollistit Kevin Dodaj. Një djalë i rritur në familjen kuqeblu, e që vendosi gjithmonë zemrën në fushën e lojës. Jemi krenarë për rrugëtimin tënd dhe të falënderojmë për çdo moment me këtë fanellë. Suksese në sfidën tënde të re, Kevin! Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote!", shkruan Vllaznia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?