Andre Onana

ZYRTARE/ E dërguan në shtëpi gjatë Botërorit, portieri i Inter braktis kombin në moshën 26-vjeçare

23 Dhjetor 2022, 10:59| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 11:01

  • Share

Andre Onana nuk do jetë më pjesë e kombëtares së Kamerunit në futboll. Portieri 26-vjeçar nëpërmjet një letre lamtumire ka treguar vendimin e tij për të lënë karrierën në ekipin kombëtar. Gardiani i Inter në Serie A pati një "luftë të ftohtë" me trajnerin e Kamerunit gjatë Botërorit të Katarit dhe u dërgua në shtëpi nga stafi. Duket se kjo ka detyruar Onanën që pas 34 ndeshjeve me "Luanët e Afrikës" të largohet nga ekipi.

"Mbaj mend se si i shikonim ndeshjet si familje. Vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për ne të shohim luanët e paepur duke luajtur. Aty nisa të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e kombëtares. Tani, pas orëve të pafundme stërvitje, udhëtimeve të pafundme dhe shumë këmbënguljeve, mund të them me krenari se kam përmbushur ëndrrën time të madhe. Por çdo histori sado e bukur të jetë, ka fundin e saj. Historia ime me kombëtaren e Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, emrat janë të shumtë, por Kameruni është para çdo personi apo lojtari", shkruan mes të tjerash Onana.

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?