Tashmë është zyrtare! Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare, nuk do të luhet në Beograd.
Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, UEFA ka konfirmuar se derbi ballkanik do të luhet Leskovac me 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, një stadium i cili është pranë kufirit me Kosovën.
Një vendim i tillë, është marrë pasi ndeshja paraqitet e nivelit të lartë të rrezikut, pasi ndeshjet e të shkuarës i kanë kaluar kufijtë e futbollit.
Kujtojmë që me 14 tetor 2014, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, një sërë incidentesh ndodhen në fushën e Beogradit!
Komente
