Vesel Limaj nuk është më pjesë e Tiranës në Superligën e futbollit. Mesfushori 26-vjeçar lë bardheblutë gjashtë muaj para fundit të kontratës, duke kërkur një aventurë të re. Ofertat nga Turqia, Hungaria dhe Azerbajxhani nuk kanë munguar për Limaj, që u bashkua me Tiranën në verën e 2021.
Pas një viti e gjysmë dhe me një titull kampion të fituar, Limaj largohet me kokën lart nga eksperienca e fundit. Më herët Limaj ka qenë pjesë edhe e Bylis dhe Kukësit në Superligë.
I lindur në Freiburg, Limaj e ka nisur karrierën te Cottbus, ndërsa ka luajtur edhe me ekipin e dytë të Hamburger. SV Horn në Austri ka qenë një tjetër ekip ku ka luajtur Limaj, me kulmin e karrierës që ishte te Tirana. Kujtojmë se veç Limaj, Tirana pritet të zyrtarizojë edhe largimin e Redon Xhixhës për në Azerbajxhan me Qarabaq.