Xherdan Shaqiri (32 vjeç) i ka dhënë fund karrierës te Zvicra pas 125 ndeshjeve të luajtura me ekipin e parë dhe 32 golave të shënuar. Ai është i vetmi lojtar ndonjëherë që ka shënuar në tre Europiane dhe Kupat e Botës së fundit.
"Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t'i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë ju them të gjithëve: FALEMINDERIT", shkruan Shaqiri.
Në karrierën e tij, ish-lojtari i Basel, Inter, Bayern Munich, Lyon apo Liverpool ka veshur 125 herë fanellën e kombëtares zvicerane, gjë që e bën atë lojtarin e dytë më të përzgjedhur në historinë e helvetëve, pas Granit Xhakës (130 ndeshje). Që nga paraqitja e tij e parë më 3 mars 2010 kundër Uruguait, Shaqiri ka shënuar gjithsej 32 gola me fanellën e Zvicrës. Disa prej të cilëve spektakolarë dhe vendimtarë në Europiane dhe Botërore. Aktualisht Shaqiri luan me Chicago Fire në SHBA.
Sieben Turniere, viele Tore, 14 Jahre Schweizer A-Nationalmannschaft und unvergessliche Momente. Es ist Zeit, mich von der Nati zu verabschieden. Tolle Erinnerungen bleiben und dafür sage ich euch allen: DANKE, MERCI, GRAZIE, FALEMINDERIT. ????????❤️… pic.twitter.com/qT9OoQK79x
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) July 15, 2024