Edin Dzeko është zyrtarisht lojtari më i ri i Fiorentinës, duke u rikthyer në Serie A pas dy vitesh mungesë. Klubi nga Firenze ka njoftuar afrimin e sulmuesit boshnjak, i cili ka firmosur kontratë një vjeçare, me mundësi rinovimi për edhe një sezon tjetër.
39-vjeçari e njeh shumë mirë futbollin italian, pasi ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme më parë në Serie A, fillimisht me Romën për pesë sezone, e më pas me Interin për dy vite.
Pas aventurës së tij te Fenerbahçe në Turqi, Dzeko do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa do të vihet nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti në stolin 'Vjollcë'.
Edin Dzeko ha completato le visite mediche ed è arrivato al Viola Park?⚜️#forzaviola #fiorentina pic.twitter.com/vTkNx5tGFf
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) June 19, 2025
Komente
