Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka marr drejtimin e ND Goricas në elitën e futbollit slloven. Kanë qenë këta të fundit që kanë emëruar 77-vjeçarin në stolin e ekipit dhe bashkë me të edhe Sergio Porrini dhe Luigi Febbrari si ndihmësa.
Reja ka drejtuar klube të shumta në karrierë, duke përfshirë Hajdukun, Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantan dhe Torinon e së fundmi edhe kombëtaren e Shqipërisë.
Italiani do të pasojë në stol Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh negative. ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit të kampionatit (vendi 10) me 15 pikë, tre pikë më pak se pozita e nëntë që të çon në play-off për të qëndruar në elitë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg.