Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e Serxho Ujkës nga Laçi, me një kontratë për tre sezonet e ardhshme. Mesfushori kishte ofertë edhe nga Partizani, ndërsa janë kampionët në fuqi të Superligës që kanë bërë të vetin 26-vjeçarin që ka qenë pjesë edhe në një duel për ekipin kombëtar A.
"Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë. Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrveshje me KF Laçin. Welcom Serxho Ujka", njofton Egnatia.
Brians, Laçi, Shënkolli dhe Bylis, këto kanë qenë ekipet e lezhjanit në karrierë.