Gytis Paulauskas

Zyrtare/ Egnatia shet Paulauskas në Ukrainë, përfiton 200 mijë euro

16 Janar, 17:33| Përditesimi: 16 Janar, 17:35

  • Share

E afruan falas në 16 janarin e 2023 dhe fiks një vit më pas arkëtojnë 200 mijë euro nga shitja e sulmuesit Gytis Paulauskas te Kolos Kovalivka në Ukrainë. Egnatia duket se është bërë një klub model në muajt e fundit dhe veç kreut të Superligës, di të fitojë edhe shuma të konsiderueshme nga shitja e lojtarëve të saj. Këtë pasdite rrogozhinasit zyrtarizuan kalimin e 24-vjeçarit lituanez në Ukrainë.

"Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur me sukses operacionin për shitjen e sulmuesit Lituanez Gytis Paulauskas tek skuadra Ukrainase Kolos Kovalivka. Klubi falenderon sulmuesin Paulauskas dhe klubin Kolos Kovalivka për korrektësinë e treguar. Suksese Gytis", njoftojnë rrogozhinasit.

Në 21 ndeshjet e këtij sezoni me fanellën e Egnatias, Paulauskas shënoi katër gola dhe asistoi dy herë, duke qenë një ndihmë e madhe në sulm. Këtë sezon veç Paulauskas, Egnatia shiti në Turqi edhe Iskandarli, teksa më herët ka fituar të ardhura edhe nga shitja e Agbenpornu dhe Jackson.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?