Bylisi ka konfirmuar largimet e 13 futbollistëve në këtë fund sezoni. Rrëzimi në Kategorinë e Parë dhe largimi nga elita e vendit ka bërë që nga Ballshi të largohen 13 emrat e parë, teksa pritet një revolucion në ekip.
Emra si Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesë mallakastriotëve, me klubet e tjera që janë të interesuar për ta.
"Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë! Nga sot kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesë e jona. Klubi ynë i falenderon për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në vijimin e karrierës së tyre! Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin", njofton Bylis.
Kujtojmë se skuadra e Shensojit u rendit në vendin e nëntë në Superligë dhe edicionin e ri do luajë në Kategorinë e Parë.