Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Philippe Diallo thotë se nuk ka "asnjë arsye" për të vënë në pikëpyetje të ardhmen e Didier Deschamps si trajner i kombëtares franceze pas eliminimit të tyre në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Diallo shtoi se ai do të flasë me Deschamps në ditët në vijim për të parë nëse trajneri fitues i Kupës së Botës dëshiron të vazhdojë në rolin që ka mbajtur që nga viti 2012.
Humbja e djeshme 2-1 me Spanjën dhe largimi nga Euro 2024 nuk i ka lëkundur pozitat e Deschamps, që duket se do vijojë të përgatisë Ligën e Kombeve dhe më pas kualifikueset e Kupës së Botës 2026 me Francën.
Komento