Ardian Mema

ZYRTARE/ Emër i njohur i Superligës, Kastrioti gjen trajnerin e ri! Firmos me ish-in e Tiranës

14 Dhjetor 2022, 19:54
  • Share

Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit. 51 vjeçari ka gjetur akordin me drejtuesit e krutanëve dhe do pasojë në stol të dorëhequrin Emiliano Çela. Mema është një emër i njohur në Superligë teksa ka qenë zëvendëstrajner i Skënderbeut dhe trajner i Tiranës. Nga tetori i 2018 deri në tetorin e 2019 Mema ka drejtuar bardheblutë si trajner i parë ndërsa rikthehet në detyrë pas tre vitesh.

"Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit. Tekniku 51-vjeçar pas arritjes së djeshme të marrëveshjes me Presidentin Alban Vogli, nga sot ka nisur punën me skuadrën në seancën stërvitore të mesditës, i shoqëruar nga zëvendës trajneri Shkëlzen Rustami. Në të shkuarën, Mema ka drejtuar ekipin e Tiranës. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale", njofton Kastrioti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?