Endrick dhe Florentino Perez

Zyrtare/ Endrick firmos për 6 sezone me Real Madrid, 'Bernabeu' i tejmbushur pret yllin e ri të futbollit (VIDEO)

27 Korrik, 12:39| Përditesimi: 27 Korrik, 12:51

  • Share

Talenti brazilian Endrick (Endrick Felipe Moreira de Sousa) është lojtar i Real Madrid. Presidenti Florentino Perez e mirëpriti atë në sallën e konferencave në 'Real Madrid City', ku sulmuesi brazilian nënshkroi kontratën që do ta lidhë me klubin 'Galaktik' për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas nënshkrimit të kontratës,  Endrick u prezantua para mediave dhe më pas doli para tifozëve të shumtë në "Santiago Bernabeu". I formuar te Palmeiras, Endrick mbushi 18 vjeç vetëm më 21 korrik dhe shihet si shpresa e madhe e sulmit për të ardhmen.

Pas firmës dhe prezantimit të Mbappe, tanimë Ancelotti ka në grup edhe një prej talenteve më të mëdha të viteve të fundit, siç është Endrick. Ai do mbajë mbi fanellë numrin 16-të.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?