Sport

Zyrtare/ Enrique rikthehet te Spanja, mediat spanjolle: Trajneri nuk e do Moreno-n në staf

19 Nëntor 2019, 13:43| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 13:47

  • Share

Pesë muaj pas largimit nga kombëtarja e Spanjës Luis Enrike është rikthyer në krye të ‘La Roha-s’, duke marrë vendin e Moreno-s një ditë pasi ky i fundit kualifikoi skuadrën në Europianin e 2020. Enrike, i cili ka drejtuar edhe Barcelonën, në qershor u largua nga Spanja, për shkak se vajza e tij ishte e sëmurë dhe fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin.

Mirëpo moment i trishtë është lënë pas nga tekniku, i cili tashmë është rikthyer të ushtrojë presionin e tij. Sipas mediave në Spanjë, Moreno nuk do të jetë më ndihmësi i Enrike-s, pasi ky i fundit nuk është dakord që të jetë pjesë e stafit.

Gjithsesi në shpjegimin që ka bërë Rubiales, presidenti i federatës spanjolle të futbollit, jepet një tjetër version:

“E kam thënë edhe më parë në çdo dalje timen publike që Enrike e ka patur derën e hapur të Spanja. Ai u largua në një moment mjaft të vështirë, pasi vajaza e tij ishte e sëmurë. Moreno na komunikoi se nuk dëshironte të vazhdonte më me në, për shkak se i kishte premtuar Enrike-s se kur të kthehej do t’ia linte atij pozicionin. Ne nisëm një projekt me Enriken në vitin 2018 dhe trajneri ka të gjithë besimin tonë.”

Më herët presidenti i federatës kishte deklaruar se Moreno do të qëndronte te Spanja edhe gjatë Europianit 2020. Ndërkohë raportohet se Moreno është larguar mes lotësh nga dhoma e zhveshjes në ndeshjen e së hënës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?