Eros Grezda

Zyrtare/ Eros Grezda largohet nga Partizani pas pesë muajsh

5 Dhjetor 2023, 17:08| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 17:27

  • Share

Eros Grezda dhe Partizani kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus. Kështu, sulmuesi anësor që u afrua me bujë në korrikun e 2023 largohet nga kampionët në fuqi të Shqipërisë pas vetëm pesë muajve.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe", njofton klubi i kuq.

I afruar me bujë në verë, Grezda la Zalaegerszeg në Hungari dhe u bashkua falas me "Demat e Kuq". Vetëm nëntë ndeshje dhe 359 minuta për Grezdën në Superligë, që duket se largohet nga Partizani i kushtëzuar nga një dëmtim.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?