Etrit Berisha

Zyrtare/ Etrit Berisha firmos me ekipin e ri, mbetet në Serie A

29 Gusht 2023, 16:04
  • Share

Etrit Berisha është portieri më i ri i Empolit në Serie A. Ka qenë klubi italian që ka zyrtarizuar gjithçka për 34-vjeçarin. Kapiteni i kombëtares shqiptare tanimë lë Torinon dhe kalon në ekipin e ri, duke mbetur në elitën e futbollit në vendin fqinj.

"Klubi i Futbollit Empoli njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin e futbollit Torino për blerjen përfundimtare të futbollistit Etrit Berisha", njoftohet nga Empoli. Kujtojmë se Berisha nuk luajti sezonin e shkuar me Torinon, kjo për shkak të zënkës me trajnerin e ekipit.

Berisha e nisi karrierën te 2 Korriku në Kosovë, për të kaluar më pas te Kalmar në Suedi, aty ku u ble nga Lazio në verën e 2013. Pas kryeqytetasve, Berisha luajti edhe për Atalantën, SPAL-in dhe Torinon, për të mbetur sërish në Serie A.

34-vjeçari ka mbrojtur në 76 raste portën e kombëtares shqiptare, duke qenë ndër lojtarët me më shumë paraqitje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?