Foto ilustruese

ZYRTARE/ Europa ëndërr e largët, klubi i Superligës shkarkon trajnerin 3 javë nga fundi i sezonit

19 Maj 2023, 10:55| Përditesimi: 19 Maj 2023, 11:12

  • Share

Erzeni ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Xhevahir Kapllani. Tre javë nga fundi i sezonit, shijakasit kanë vendosur të largojnë trajnerin pas 33 raundesh kampionat. Pas mbledhjes së bordit të klubit mbrëmjen e djeshme, Erzeni tanimë do kërkojë mos bjerë nga Superliga me një tjetër emër në stol.

"KF Erzeni njofton se Xhevahir Kapllani nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë", njofton Erzeni.

Kapllani e mori drejtimin e ekipit fillimin e këtij sezoni, teksa bëri një punë të mirë duke e mbajtur skuadrën deri në vendin e katërt, me pretendimin për në Europë.

Javët e fundit Erzeni nuk diti të dilte te loja e tij, teksa shijakasit nuk fitojnë prej tetë ndeshjesh në Superligë. Një gjë e tillë ka sjellë edhe shkarkimin e trajnerit.

Në 33 javë që drejtoi Erzenin në elitën e Shqipërisë, Kapllani numëron tetë fitore, 15 barazime dhe 10 humbje. Në vendin e tetë tre javë nga fundi i sezonit, shijakasit rrezikojnë qëndrimin në Superligë duke qenë për momentin në zonën play-out.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?