Arne Slot

Zyrtare/ Feyenoord konfirmon largimin e Arne Slot, trajner: Do drejtoj Liverpoolin

17 Maj, 16:26| Përditesimi: 17 Maj, 17:35

  • Share

Feyenoord ka konfirmuar se trajneri Arne Slot do largohet nga ekipi. Holandezët janë në kërkim të një trajneri të ri, me Slot (45 vjeç) që e ka punën gati dhe as më pak e as më shumë por te Liverpool në Premier League.

Pas nëntë vitesh Jurgen Klopp do largohet nga të kuqtë dhe Liverpool ka gjetur akordin me Slot, i cili duket se ka zgjidhur gjithçka me Feyernoord edhe pasi ka paguar një shumë si dëmshpërblim për 12 muajt e mbetur në kontratë.

"Arne Slot zyrtarisht nënshkruan kontratën e tij si trajner i ri i Liverpool, të gjitha dokumentet janë në vend. Njoftimi zyrtar do të pasojë në kohën e duhur. Leja e punës është ende në pritje për disa nga anëtarët e stafit të tij dhe më pas do të vuloset e gjitha", thonë mediet në Britani.

Slot aktualisht do të përgatitet në ndeshjen e fundit si trajner i Feyenoord, me skuadrën e Eredivisie që do të përballet me rivalët e Roterdamit, Excelsior, këtë të diel. Para këtij dueli ai konfirmoi se nga sezoni i ri do jetë në krye të Liverpool.

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Slot në konferencën për shtyp. 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?