Gianni Infantino (majtas)

Zyrtare/ FIFA 'hap derën' për milionat e Arabisë Saudite

26 Prill, 13:33| Përditesimi: 26 Prill, 13:34

  • Share

Aramco, gjiganti i naftës nga Arabia Saudite është bërë sponsor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Në rastin e kësaj të fundit, ata konfirmuan bashkëpunimin me kompaninë, e cila sigurisht do ta paguajë shtrenjtë ekspozimin e saj nën kujdesin e FIFA-s.  

Shuma e marrëveshjes ende nuk dihet, pasi FIFA nuk e ka bërë publike këtë informacion. Partneriteti i arritur është një dëshmi e re e pranisë së kapitalit nga Arabia Saudite në futbollin elitar. Kështu, Arambo do të jetë sponsor i Kupës së Botës FIFA 2026.

"Ky partneritet do t'i lejojë FIFA-s të organizojë të gjitha garat e planifikuara gjatë katër viteve të ardhshme, së bashku me partneritete të tjera dhe kjo do të na lejojë të vazhdojmë të mbështesim 211 anëtarët tanë", tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?